Të paktën 16 fëmijë migrantë, të pashoqëruar, do të mbërrijnë të hënën në Britanine e Madhe, pasi u evakuan nga kampet në ishujt grekë, njoftoi Ministria greke e Migracionit.
Sipas ministrisë, 31 migrantë të tjerë, që do të bashkohen me familjet e tyre në Britaninë e Madhe, do të jenë gjithashtu në fluturimin nga Athina për në Londër.
Greqia është kritikuar për mbipopullim të disa prej kampeve të refugjatëve.
Muajin e kaluar, Luksemburgu dhe Gjermania morën 12 dhe 47 të mitur të pashoqëruar.
Javën e ardhshme është planifikuar një tjetër fluturim për në Zvicër, ku do të dërgohen 22 të mitur.
Bashkimi Europian planifikon të strehojë në vendet anëtare rreth 1 600 të mitur të pashoqëruar nga kampet e mbipopulluara.