Në seancën e jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim ndryshimin e ligjit ekzistues, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se mbyllja e lojërave të fatit, duhet të bëhet me nisma ligjore, mbyllje të tërësishme apo bartje jashtë qyteteve.
Sipas shefit të Kuvendit, pas 45 ditëve, Kuvendi të mbajë edhe një seancë.
“Ne në qoftë se e kemi vendosur, jemi serioz me marrë vendim, tash kjo do të varet nga ajo çka do të jetë rezoluta, unë kisha dëshiruar që propozuesit, ne ta përcaktojmë që brenda 45 ditëve, qeveria ta sjell edhe ta përfundojmë , edhe pastaj pas 45 ditëve Kuvendi të mbajë edhe një seancë, edhe të shikojmë a po i mashtrojmë qytetarët, apo e kemi me të vërtetë ta kryejmë këtë punë deri në fund. Të jemi të sinqertë, boll i kemi mashtruar qytetarët me këto seanca të jashtëzakonshme”, tha ai.
Rezoluta është miratuar me 74 vota ku fillimisht si e tillë, i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.