Një statisticien nga Universiteti i Kembrixhit that ë dielën për BBC se publiku në Mbretërinë e Bashkuar po ushqehet me “numra teatrorë” nga qeveria në vend të “informacionit të mirëfilltë”.
David Spiegelhalter kritikoi raportimin e përditshëm të qeverisë, duke thënë se “duket të jetë i bashkërenduar shumë më tepër nga një ekip komunikimi” sesa i udhëhequr nga ekspertë.
“Unë thjesht dëshiroj që të dhënat të grumbulloheshin dhe prezantoheshin nga njerëz që vërtet i dinë pikat e forta dhe kufizimet dhe mund ta trajtonin audiencën me njëfarë respekti”, tha ai.
Spiegelhalter shkroi në muajin prill një artikull për The Guardian, i cili është cituar nga ministrat e qeverisë kur ata argumentuan kundërshtinë e krahasimit të nivelit të lartë të vdekjeve së Britanisë me vendet e tjera.
Por, në fillim të kësaj jave Spiegelhalter në një mesazh në llogarinë e tij të Twitter kërkoi nga ministrat që të ndalojnë të citojnë artikullin e tij.
Ai tha për Andreë Marr të BBC-së se “Ajo që po kërkoja ishte krahasimet midis vendeve të këqija në Evropë si Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika – Nuk po thosha se nuk mund të bëjmë krahasime fare”.
“Është qartësisht e rëndësishme të theksohet se ne si grup jemi larg Gjermanisë, Portugalisë, Norvegjisë, të cilët kanë shkallë të ulët të vdekshmërisë. “Çfarë ndodhi në këtë vend nuk ishte e ditur” tha ai. (BBC)