Spanja raporton numrin më të ulët të vdekjeve në dy muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve ditore në dy muaj, pasi doli nga kufizimet e rrepta të bllokimit.

Ministria e shëndetësisë tha se 143 njerëz vdiqën gjatë një periudhe 24-orëshe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Spanjës në 26.621.

Kjo është shifra më e ulët ditore që nga 18 marsi, dy ditë pas mbylljes. Kulmi u arrit në 2 Prill, me 950 të vdekur.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se të hënën pjesa më e madhe e vendit me rreth 51% të popullsisë, do të fillonin “fazën e parë” të një tranzicioni të hapjes me katër hapa.

Restorantet dhe baret do të jenë në gjendje t’u shërbejnë klientëve jashtë dhe dyqanet që shesin sende jo thelbësore mund të hapen. Mund të mbahen gjithashtu edhe grupime njerëzish deri në 10 persona.

Madridi, Barcelona dhe rajonet e tjera të prekura keq aktualisht nuk i plotësojnë kriteret për masa të ngjashme, kështu që do të duhet të presin të paktën një javë tjetër për të kaluar në “fazën e parë”. (BBC)

Share This Article