Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka arritur në katër milion, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. Numri global i vdekjeve gjithashtu është rritur në mbi 277,000.
SHBA kanë mbi 1 milion raste të infektuar dhe një e treta e vdekjeve në gjithë botën.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i infeksioneve në të gjithë botën ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi shkalla e ulët e testimit në shumë vende e zvogëlon shifrën e të dhënave.
Grafikët e mëposhtëm tregojnë rritjen e pjerrët të rasteve që nga muaji Mars dhe shtetet në SHBA janë prekur më shumë nga Covid-19. (BBC)