Trumpi ia kthen Obamës: Ti s’ke pasur lidhje me Gripin e Derrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ia ka kthyer kritikat ish-presidentit Barack Obama, i cili e kritikoi qeverinë amerikane për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë.

Trump-i e kritikoi ish-presidentin Obama dhe ish-nënpresidentin Joe Biden për menaxhim të dobët të situatës me Gripin e Derrit, të njohur ndryshe edhe si H1N1.

“Ne po marrim nota të mrekullueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sidomos për ndalimin e hershëm të hyrjes së njerëzve nga Kina, burim i infeskionit. Krahasojeni këtë me katastrofën e Obamës dhe Joe-t të fjetur, të njohur si Gripi i Derrit H1N1. Nota të dobëta, sondazhe të këqija, lidhje nuk kishin!”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Ish-presidenti Obama një ditë më parë e kritikoi ashpër administratën amerikane, duke thënë se e tërë situata është një katastrofë kaotike dhe absolute. Duket që këto fjalë nuk e kanë kënaqur presidentin e tanishëm, i cili gjithashtu u përkujdes që t’i shpërndande disa postime të figurave të tjera kundër Obamës.

Share This Article