ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 12 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 12 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 12 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 12 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Der Spiegel publikon raportin ‘bombë’: Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH për COVID-19

albnews by albnews
10 May, 2020
in Bota
0
Der Spiegel publikon raportin ‘bombë’: Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH për COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presitigjiozja gjermane “Der Spiegel” publikoi këtë fundjavë një raport “bombastik”, i cili pretendon se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e COVID-19, gjatë një bisede në janar.

Media gjermane iu referohet të dhënave nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND).

RelatedPosts

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Sipas BND: “Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik”.

“BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.

OBSH lëshoi një deklaratë menjëherë pas publikimit të pretendimeve shokuese, duke i quajtur ato “të pabaza dhe të pavërteta”.

“Dr Tedros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19,” thuhet në deklaratë.

Ajo vazhdoi: ‘Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar [para bisedës telefonike të pretenduar]. OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan.”

Nëse pretendimet janë të vërteta, ato do të forconin pohimin e Presidentit Trump se OBSH është ‘qendra e Kinës’. 

Në prill, administrata Trump pretendoi se OBSH po bëhej një mjet i ‘propagandës kineze’ dhe presidenti paralajmëroi ndalimin e financimit për organizatën.

Javën e kaluar, Presidenti filloi një sulm të ri ndaj organizatës.

“Organizata Botërore e Shëndetit ka qenë një katastrofë. Gjithçka që ata thanë, ishte e gabuar dhe ata janë në qendër të Kinës”, deklaroi Trump të hënën.

“Të gjitha ato që ata bëjnë janë janë në dakordësi me Kinën. Ata bëjnë çfarëdo që Kina dëshiron të bëjë”- tha ai.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe OBSH-së janë përkeqësuar përgjatë gjithë krizës.

Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka përshëndetur Kinën si një shembull se si të trajtohet një emergjencë pavarësisht skepticizmit të përhapur të numrit zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result