OBSH: Vigjilencë ekstreme gjatë daljes nga kufizimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OBSH përshëndeti sot zmbrapsjen e pandemisë së koronavirusit të ri në shumë vende, por u bëri thirrje atyre për vigjilencë ekstreme gjatë periudhës së heqjes së kufizimeve.

Një pjesë e Europës, përfshirë Francën dhe Spanjën, filluan sot lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen e njerëzve, të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemit të tyre shëndetësor.

“Heqja e kufizimeve në këto vende dëshmon për suksesin e përpjekjeve të bëra për ngadalësimin e virusit dhe shpëtimin e jetëve”, vlerësoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konferencë virtuale për shtyp, në Gjenevë.

Zyrtarët e OBSH-së kanë argumentuar se një kthim në normalitet nuk mund të bazohet në njohuritë aktuale epidemiologjike, por në një imunitet kolektiv hipotetik.

Share This Article