Meta: Infermierët janë heronjtë e kësaj periudhe pandemie

albnews
By
1 Min Read

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, Presidenti Ilir Meta ka bërë një dedikim të ndjerë për ta.

Ndërkaq, Meta i ka kërkuar shtetit të tregojë kujdes e trajtim maksimal për bluzat e bardha që rrezikuan jetët e tyre në këto ditë të vështira.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.

Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Krenar për ju dhe përherë mirënjohës”, shkruan Meta.

Share This Article