SHBA, 1894 viktima nga koronavirusi në 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara shënuan në 24 orët e fundit edhe 1,894 viktima nga Covid-19, të cilat e çojnë në 82,387 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Numri total i të infektuarve në SHBA aktualisht qëndron në mbi 1.3 milion.

Eksperti i sëmundjeve infektive , Anthony Fauci, paralajmëroi ditën e djeshme se rihapja e shpejtë e ekonomisë mund të sjellë vuajtje dhe vdekje të panevojshme.

Ai foli para një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara, përmes një video-lidhjeje.

Mesazhi i tij u interpretua si kundërshim i qëndrimeve të presidentit Donald Trump, i cili do që ekonomia amerikane të rihapet sa më shpejt.

Disa shtetet amerikane tashmë kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit.

Nju Jorku, shteti më i prekur në SHBA, ka paralajmëruar se do të lehtësojë kufizimet nga data 15 maj.

Share This Article