Arabia Saudite do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arabia Saudite tha se do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ministria e Brendshme tha të mërkurën se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fiter-Bajrami, deri më 27 maj, kur edhe përfundon. Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve te njëri-tjetri.

“Deri më 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Arabia Saudite ka raportuar për afro 43,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 264 viktima. Në muajin mars, autoritetet atje kanë anuluar pelegrinazhin Umrah, nga frika e përhapjes së koronavirusit në vendet e shenjta islame.

Ato nuk kanë marrë ende vendim për pelegrinazhin e Haxhit, i cili këtë vit i bie në fund të korrikut. Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Haxh.

Share This Article