ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 1 hour ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 1 hour ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 1 hour ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 1 hour ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

OBSH: Duhanpirësit më të rrezikuar nga COVID-19

albnews by albnews
13 May, 2020
in Bota
0
OBSH: Duhanpirësit më të rrezikuar nga COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive duke e bërë më të vështirë për trupin të luftojë koronavirusin dhe sëmundjet tjera”, tha OBSH-ja

Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) sesa jo-duhanpirësit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Një përmbledhje e studimeve nga ekspertët e shëndetit publik të mbledhur nga OBSH-ja zbuloi se duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë të kontraktimit të sëmundjes fatale.

“COVID-19 është një sëmundje infektive që sulmon kryesisht mushkëritë”, tha OBSH-ja në një deklaratë me shkrim.

“Pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive duke e bërë më të vështirë për trupin të luftojë koronavirusin dhe sëmundjet tjera”, shtoi organizata.

OBSH-ja paralajmëroi studiuesit, shkencëtarët dhe mediat në lidhje me përforcimin e pretendimeve se duhani ose nikotina mund të zvogëlojnë rrezikun e COVID-19.

Deklarata erdhi pas disa studimeve që tregojnë se numri i jo-duhanpirësve ishte më i lartë në mesin e pacientëve me COVID-19 në krahasim me duhanpirësit.

Një studim i shkencëtarëve francezë në portalin shkencor “Qeios” në fund të prillit sugjeroi se pirja e duhanit mund të jetë një faktor mbrojtës kundër koronavirusit.

Studiuesit thanë se vetëm 5 për qind e 482 pacientëve me COVID-19 në spitalin Pitie-Salpetriere në Paris nga 28 shkurti deri më 9 prill ishin duhanpirës.

Një studim i hershëm i publikuar në fund të marsit në “New England Journal of Medicine” tregoi se vetëm 12.6 për qind e rreth 1.099 personave të infektuar me virus ishin duhanpirës ndërsa shkalla e pirjes së duhanit në Kinë është rreth 28 për qind.

Sipas OBSH-së, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit.

Më shumë se 7 milionë nga këto vdekje janë nga përdorimi i duhanit të drejtpërdrejt dhe rreth 1.2 milionë janë për shkak të ekspozimit të jo-duhanpirësve ndaj pirjes së duhanit.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Aktualisht Evropa dhe SHBA janë rajonet më të goditura.

Pandemia ka marrë më shumë se 292 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën me mbi 4.26 milionë të infektuar ndërsa mbi 1.49 milionë janë shëruar, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result