Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani ndaj koronavirusit kanë arritur të fitojnë betejën 1.602.539 persona
Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.6 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani ndaj koronavirusit kanë arritur të fitojnë betejën 1.602.539 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve sipas radhës janë SHBA (296.746), Spanja (180.470), Gjermania (147.200), Italia (109.039), Irani (88.357), Kina (78.189) dhe Turqia (98.889).
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 292.893 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.342.685.