Numri i rasteve tani është në 69.578, ndërsa 23.978 pacientë janë shëruar, sipas përditësimit të fundit
Numri i vdekjeve në kontinentin afrikan për shkak të koronavirusit të ri(COVID-19) ka shkuar në 2.403, pasi 67 vdekje të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, u theksua sot nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve tani është në 69.578, ndërsa 23.978 pacientë janë shëruar, sipas përditësimit të fundit.
Afrika e Veriut ka regjistruar 23.700 raste, 1.300 vdekje dhe 9,100 shërime, Afrika Perëndimore 20.600 raste, 428 vdekje, 5,900 shërime, Afrika Jugore 12.300 raste, 225 vdekje dhe 4600 shërime, Afrika Lindore 6.800 raste, 208 vdekje dhe 2,400 shërime, ndërsa Afrika Qendrore ka 6.300 raste, 245 vdekje dhe 2,000 shërime.
Me 11.300 raste, Afrika e Jugut është më e prekura sa i përket infeksioneve. Ndërkohë, Egjipti ka numrin më të lartë të vdekjeve, 544 krahasuar me 206 të Afrikës së Jugut.
Nigeria, Burkina Faso dhe Nigeri kanë numrin më të lartë të vdekjeve në Afrikën Perëndimore përkatësisht 158, 51 dhe 47, ndërsa në Afrikën Lindore, Sudani regjistroi 80, Somalia 52, dhe Kenia 36 vdekje.
Në Afrikën Qendrore, Kameruni regjistroi 125 vdekje të lidhura me virusin, RD e Kongos 50 dhe Çadi 40.