Me 82 vdekjet e reja numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8.843
Bruksel
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë në 24 orët e fundit ka shënuar një rritje prej 202 personash duke arritur në 53.981, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se në 24 orët e fundit 70 persona janë hospitalizuar ndërsa 205 tjerë janë liruar pas trajtimit.
Me 202 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 53.981, ndërsa me 82 vdekjet e reja numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8.843, ku 48 për qind e tyre janë shënuar në spitale ndërsa 51 për qind në shtëpitë e të moshuarve.
– Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet përsëri
Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sot ku do të japë ‘dritë jeshile’ për hapjen graduale të shkollave më 18 maj.
Në rend dite pritet të jenë edhe parukeritë, muzetë dhe kopshtet zoologjike.
Sipas rrjedhës së pandemisë, më 8 qershor pritet të kalohet në fazën e tretë, ku pritet të hapen restorantet dhe kafenetë. Festivalet dhe aktivitetet kolektive do të jenë të ndaluara deri më 31 gusht.
Ndeshjet amatore dhe profesionale sportive nuk do të mund të zhvillohen deri më 31 mars.
Datat do të mund të ndryshojnë në rast se rriten rastet me COVID-19.