Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se ishte targetuar nga hakerët që mendohet se i përkisnin inteligjencës ushtarake ruse (GRU).
Ajo ishte pyetur në parlament rreth raportit të një magazine gjermane se GRU-ja kishte vjedhur emaile në një sulm kibernetik të vitit 2015.
“Më dhemb” tha ajo, duke e përshkruar hakimin si “mizor”, shkruan BBC.
Por, kancelarja gjermane shtoi se do të vazhdonte të “orvatej për marrëdhënie të mira me Rusinë”.
Hakimi i vitit 2015 i raportuar nga magazina Spiegel përfshinte një vjedhje të dhënash nga kompjuterët në parlamentin gjerman.
Në vitin 2018, rrjeti i IT-së së qeverisë po ashtu u sulmua, ndërsa u raportua se hakerët rusë kishin përgjegjësinë edhe për një gjë të tillë.
Qeveria ruse ka mohuar hakimin e të dhënave të parlamentit gjerman.