Kryeministri i Lesothos akuzohet për vrasjen e gruas së tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mosbesimit të disa ditëve më parë, ka dhënë dorëheqjen kryeministri i një prej vendeve më të vogla në Afrikë, Lesotho.

Nuk do të ishte padyshim një lajm që do të pushtonte mediat ndërkombëtare, po mos të ishte për arsyet e vërteta të vendimit. Sepse kryeministri 81-vjeçar Thomas Thabane, në detyrë nga viti 2017, akuzohet për vrasjen e gruas së tij Dipolelo, Zonjën e Parë të Lesothos.

Gruaja e kryeministrit afrikan u vra përpara shtëpisë tre ditë pas fitores zgjedhore që i dorëzoi çelësat e vendit.  

Kryeministri ka qenë gjithmonë i dyshuari kryesor i ngjarjes tragjike. Çifti kryeministror ishte në proces divorci pikërisht për një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të dytë, Maesiah, që Thabane ka martuar kohët e fundit.

Protestat kanë qenë të shumta edhe brenda partisë së tij muajt në vijim, dhe kanë shtrënguar Thabane  të japë dorëheqjen, zyrtarisht “nga lodhja për shkak të moshës”.

Dorëheqja do të pranohet nga mbreti Letsie III, dhe qeveria do të kalojë në duart e njërit prej ministrave, ai i Financave, Moeketsi Majoro.

Lesotho është një nga vendet e pakta në botë që rrethohet totalisht nga një vend tjetër, në këtë rast Afrika e Jugut, dhe është një monarki kushtetuese që mbahet më së shumti në rezervat ujore të shumta, si dhe në disa nga minierat e diamanteve më të mëdha në botë./A2CNN

Share This Article