ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 4 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 4 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 4 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 5 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermani, shembet centrali atomik

albnews by albnews
14 May, 2020
in Bota, Technologji
0
Gjermani, shembet centrali atomik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjermania po ndjek politika të gjelbra për prodhimin e energjisë, larg asaj ato atomike dhe të qymyrit. Një tjetër central bërthamor u nxor të enjten jashtë pune në qytezën e Filipsburgut në jugperëndim. Deri në vitin 2022, shpresohet të dalin jashtë funksionit edhe 6 reaktorë që tani janë aktivë.

Një shpërthim i komanduar rrëzoi të enjten në mënyrë spektakolare centralin e fundit atomik të Gjermanisë jugperëndimore.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Reaktori i Filipsburgut ishte një nga 17 qendrat që vendi shfrytëzon për prodhim energjie, por që qeveria ka vendosur t’i nxjerrë jashtë pune brenda vitit 2022.

Kullat e ftohjes së centralit u çaktivizuan fundvitin e kaluar pas 35 viteve në funksion.

Ato shembën në orët e para të mëngjesit për t’i liruar hapësirën transformatorit të ri që do shërbejë si pikë për shpërndarjen e elektricitetit nga veriu në jug të Gjermanisë.

Ora e shpërthimit u mbajt e fshehtë për të evituar mbledhjen e turmave në rrethanat e pandemisë, ndërsa operacioni u përshëndet nga organizatat ambientaliste.

“Shembja e reaktorit është gjë e mirë. Zhurma e shpërthimit duhet të jetë sinjal për një fillim të ri pa burime energjie të dala kohe. Energjia atomike dhe ajo me qymyr janë të vjetruara, ndaj na duhet t’u lëmë hapësirë energjive alternative, duke shembur jo vetëm këto kulla por edhe forcat që bllokojnë zgjerimin e energjisë së rinovueshme në Gjermani,” u shpreh një aktivist i organizatës “Greenpeace”.

Që prej katastrofës së vitit 2011 në reaktorin atomik të Fukushimës në Japoni, në Gjermani janë shtuar protestat kundër kësaj lloj energjie.

Ndërkohë, presioni për burime të gjelbra energjie ka shtyrë kancelaren gjermane, Angela Merkël, të parashikojë edhe mbylljen e centraleve të vendit me qymyr brenda vitit 2038, të cilat përgjatë dy dekadave të ardhshme do zëvendësojnë prodhimin e centraleve bërthamore.

Studiuesit vendës thonë se kostot e mbylljes së këtyre centraleve do të jenë të larta pasi Gjermania nuk është ende gati të përmbushë nevojat për energji me resurse elektrike alternative.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result