Më shumë se 3,5 milionë qytetarë të BE-së kanë bërë kërkesë për t’u vendosur në Britaninë e Madhe, sipas një plani të nisur pas referendumit të Brexit, tha sot qeveria britanike.
Sipas Zyrës së Brendshme, pragu historik prej 3,5 milionë personash u arrit shumë më parë se afati përfundimtar i 30 qershorit 2021, duke e bërë këtë planin më të madhe të këtij lloji në historinë britanike.
“Qytetarët e BE-së janë pjesë e strukturës së shoqërisë sonë”, tha Kevin Foster, ministri i Zyrës së Brendshme të Emigracionit.
“Ata janë miqtë tanë, familja dhe fqinjët, që e pasurojnë kulturën dhe komunitetin tonë”, shtoi ai.
Kryeministri Boris Johnson u zotua të përfundojë negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme të BM-së me BE-në deri në fund të këtij viti.
Shumë analistë thanë se afati ishte i pamundur, madje edhe përpara se pandemia e koronavirusit të ri t’i detyronte të dyja palët që t’i kufizonin bisedimet e tyre në videokonferenca.