Komtieti i Dhomës së lordëve në Britani, ka kërcënuar regjimin sionist me sanksione në rast të aneksimit të rajonit BPLJ.
Sipas një artikulli të gazetës Haarez, komiteti për marrëdhëniet me jashtë dhe çështjet e mbrojtjes në Dhomën e Lordëve në Britani në një letër dërguar James Cleverly zv/ministër i jashtëm i Anglisë për çështjet e Azisë Perëndimore ka thënë: Regjimi sionist në rast të aneksimit të rajonit BPLJ duhet të përballet me sanksione dhe të ndalohet nga qasja në tregun e Britanisë. Aneksimi i rajonit BPLJ nga ana e regjimit sionist është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe zbatimi i këtij plani do të ketë pasoja për këtë regjim, thuhet në letrën e Dhomës së Lordëve. Sa i përket aneksimit të këtij rajonit lëvizjet Hamas dhe Xhihadi Islamik të Palestinës kanë deklaruar se Bregu Perëndimor është një vullkan i irritimit i cili nuk do të qetësohet kurrë. Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinë (Hamas) ditën e mërkurë me anë të një deklarate, vuri në dukje operacioni anti-sionist në qytetin Ja’bad të Xheninit dhe theksoi: “Lufta e të rinjve palestinezë në Bregun Perëndimor të Palestinës të cilët po rezistojnë përball regjimit sionist me gurë, bomba molotov dhe plumba, nuk do të përfundojë kurrë”. Ndërkohë edhe Mos’ab Al-Barim, zëdhënësi i Xhihadit Islamik të Palestinës, ka deklaruar: “Operacionet anti-sioniste të të rinjve palestinezë në qytetin Xhenin, dërgojnë një mesazh të qartë kundër përpjekjeve të regjimit sionist për aneksimin e territoreve të Bregut Perëndimor. Këto operacioneve kundër sionistëve theksojnë se pavarësisht kushteve të sigurisë dhe rrethanave në terren në Bregun Perëndimor, populli i Palestinës nuk është i paaftë për rezistencë edhe nëse kjo rezistencë bëhet me gurë”.