Jep dorëheqjen ministri i shëndetësisë në Brazil

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtu janë zhvillimet më të fundit kryesore globale të koronavirusit:

  • Nelson Teich ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij si ministër i shëndetësisë në Brazil pas më pak se një muaj në punë pas mosmarrëveshjeve në lidhje me qeverinë për trajtimin e krizës së koronavirusit.
  • Ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të këtij viti pasi pandemia e koronavirusit e shtyu atë në recesion, tregojnë shifrat zyrtare
  • Ndërsa disa pjesë të shtetit filluan të happen të premtën Neë York City e zgjati bllokimin me një periudhë dy-mujore. Guvernatori Andreë Cuomo mori masa të ndryshme urgjente, disa deri në 28 maj dhe të tjera deri në 13 qershor.
  • Sllovenia u bë vendi i parë i BE-së që e shpalli të mbyllur epideminë Covid-19, por po lë akoma disa masa mbrojtëse.
  • Ndotja e ajrit po rritet përsëri pasi trafiku kthehet në rrugët në vendet aziatike.
  • Foshnjat e lindura nga nënat zëvendësuese janë lënë të izoluara në Ukrainë për shkak të masave të bllokimit të koronavirusit.
  • Vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë hapur kufijtë e tyre me njëra-tjetrën, duke krijuar një “flluskë udhëtimi” të koronavirusit. (BBC)
Share This Article