Bushati shprehet se dhe drejtuesit e emisioneve televizive nuk mund të vijojnë me formatin që ua dikton Rama, por të ftojnë njerëz në studio.
Gazetari Andi Bushati ka reaguar pas kërkesës së ISHSH për mbylljen e RTV Ora. Në një reagim në mediat sociale, Bushati u shpreh se çdo gazetar që hesht është një WC e Ramës.
Po ashtu ai shprehet se dhe drejtuesit e emisioneve televizive nuk mund të vijojnë me formatin që ua dikton Rama, por të ftojnë njerëz në studio.
“Nese mbyllet qofte edhe nje emision apo sinjal televiziv me urdhrat e atij qe po sillet si Kaligula (kur ne gjithe perendimin programet zhvillohen me 4 apo me shume veta ne studio), cdo gazetar qe hesht, apo cdo drejtues emisioni qe vazhon te punoje me formatin e Rames, nuk eshte asgje me shume se WC e tij”, shkruan Bushati.