ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 3 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 3 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  3 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  3 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  3 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Maqedonia e Veriut shpall gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë

albnews by albnews
15 May, 2020
in Maqedonia
0
Pendarovski të punësuarve në Infektive: Qëndroni me përgjegjësi dhe profesionalizëm në këtë betejë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme të re për 14 ditë për shkak të krizës me koronavirusin e ri (COVID-19), duke përmendur si shkak zbatimin e masave ekonomike dhe sociale.

Sot u mbajt seanca e gjashtë e Këshillit të Sigurimit në të cilën u diskutua gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për shkak të pandemisë COVID-19. Pas seancës, presidenti Pendarovski mbajti një konferencë për media.

RelatedPosts

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Ai informoi se në seancën e sotme është rishikuar raporti i paraqitur nga Qeveria për zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për herë të dytë në 17 Prill. Pendarovski tha se në seancë, Kryeministri Spaovski ka informuar për 30 ditët e kaluara dhe ka sqaruar propozimin e qeverisë për të rishpallur gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë tjera.

“Pas konsultimeve të gjera që i kisha ditëve të kaluara dhe sot me ekspertë nga disa fusha dhe me këshilltarët e kabinetit dhe bazuar në atë që u tha dhe u propozua në seancë, vendosa që të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej vetëm 14 ditë, në vend të 30 ditëve sa u kërkuan. Duke pasur parasysh tendencat pozitive në qetësimin e gjendjes së pandemisë, unë mendoj se 14 ditë janë të mjaftueshme”, tha Pendarovski, duke shtuar:

“Arsyeja e këtij vendimi është nevoja për të zbatuar masa ekonomike dhe sociale për të zbutur pasojat e pandemisë që tashmë po ndjehen si rezultat i faktit se një numër i madh i kompanive nuk kanë punuar dhe akoma nuk punojnë”.

Pendarovski gjithashtu tha se strategjia për trajtimin e krizës së koronavirusit po jep rezultate, gjë që tregon se “si shtet ne po përballemi mirë me këtë sfidë të madhe”.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi; kryeministri, Oliver Spasovski; ministri i Brendshëm, Naqe Çulev; ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, profesorët universitarë Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviç, ndërsa me ftesë të presidentit, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Zharko Karaxhoski.

Kujtojmë se me sugjerimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, presidenti Stevo Pendarovski për herë të parë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 mars dhe që atëherë gjendja e jashtëzakonshme ka mbetur në fuqi.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, deri më tani janë regjistruar 1.740 raste me COVID-19, prej të cilëve 97 kanë vdekur, 1.251 janë shëruar./AA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result