Koronavirusi bllokon britaniken në ishullin me gjarpërinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua britanike ka mbetur e bllokuar në një ishull të mbipopulluar me gjarpërinj prej dy muajsh pasi varka që do t’i kthente pas anuloi udhëtimin.

Punonjësja vullnetare Natalie Poole është duke jetuar në ishullin Kyun Pila në Mianmar, së bashku me 4 persona të tjerë, pasi mjeti lundrues që do t’i kthente në 5 maj nuk u duk.

Grupi i cili mbërriti në ishull më 19 mars me mision për të shpëtuar një barrierë koralore duhet të qëndronte aty për një muaj. Por shumë shpejt ata e gjetën veten të bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për mediat britanike 35 vjeçarja deklaroi se gjëja më e keqe e kësaj aventure është se nuk e dinë ende se kur do të marrë fund.

Share This Article