Qeveria e Italisë lejon rifillimin e udhëtimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që do të lejojë udhëtimet brenda dhe jashtë vendit duke filluar nga tre qershori.

Ky vendim i qeverisë italiane është veç një hap i lirimit të masave të izolimit. Më 3 qershor do të lejohen edhe udhëtimet mes rajoneve që deri më tani ishin të bllokuara.

Vendimi për nisjen e udhëtimeve shënon hapin e parë të tentimeve të shtetit për të hapur ekonominë pas më shumë se dy muajsh izolimi total. Italia është një prej shteteve që ka numrin më të lartë të vdekjeve, por infeksionet kanë rënë gjatë javëve të fundit.

Më shumë se 31 mijë persona kanë vdekur në Itali, duke zënë vendin e tretë pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Share This Article