Turisti i njujorkez arrestohet në Hawaii pasi postoi foto në plazh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një turist 23-vjeçar nga New York u arrestua të premten në Hawaii për shkeljen e rregullit të detyrueshëm të karantinës së shtetit.

Ai arriti në O’ahu të hënën dhe postoi disa fotografi të vetvetes në Instagram, tha zyra e guvernatorit të Hawaii-t.

I riu thuhet se ka dalë nga dhoma e tij e hotelit ditën kur arriti dhe udhëtoi në shumë vende me transport publik, kur duhej të ishte në karantinë.

“Autoritetet u bënë të vetëdijshëm për postimet e tij në mediat sociale nga qytetarët që panë postime prej tij – në plazh dhe duke ecur rreth Waikiki natën” – thuhet në deklaratë.

Hawaii kërkon që vizitorët në ishuj të vetë-karantinohen për 14 ditë, pa lënë dhomën e tyre të hotelit ose vendbanimin. (BBC)

Share This Article