Qeveria greke ka nisur lehtësimin e masave të marra kundër pandemisë COVID-19. Ditën e sotme mbi se 500 plazhe u rihapën për pushuesi
Pushuesve ju kërkua të respektojnë rregullat e distancimit social, të cilat përcaktojnë edhe largësinë mes çadrave. Jo më shumë se 40 qytetarë lejohen për 1000 metër katrorë, tubat e çadrave duhet vendosen 4 metra larg njëri-tjetrit ndërsa tendat jo më afër se një metër, sipas një manual të qeverisë greke.
Në Alimos, një plazh popullor në jug të Athinës, qytetarët qëndruan në radhë që në orët e para të së shtunës, për të zënë një vend buzë detit.
“Për ne të moshuarit ky është momenti më i bukur; të vijmë e të relaksohemi këtu pas disa muajsh në izolim”, u shpreh një qytetar grek.
Rregullat e distancimit social, thotë qytetari, janë si një armë e drejtuar në kokë. Në një plazh të afërt, një dron fluturoi mbi pushuesit, me altoparlantë që u kërkonin qytetarëve të ruanin distancën nga njëri-tjetri.
Shumë shtete të tjera evropiane po bëhen gati për sezonin turistik, me shpresën për të ringritur në këmbë sektorin e dëmtuar rëndë nga izolimi. Portugali njoftoi së fundmi se do të rihapte plazhet në 6 qershor.
Kryeministri Antonio Costa inkurajoi qytetarët të shkarkojnë një aplikacion që u tregon nëse plazhi ku do të shkojnë është plot, apo ka ende vende bosh. Pushuesit duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg, shezlonget mund të prenotohen vetëm për mëngjesin dhe pasditen, ndërsa sportet prej 2 ose më shumë personave nuk do të lejohen.