Fortuna Duesseldorfi ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë në Bundesligën e Gjermanisë në futboll. Fortuna barazoj pa gola me Paderbornin, të shtunën.
Për Fortuna Duesseldorfin deri në minutën e 69-të luajti mesfushori i Kosovës, Valon Berisha. Por Berishës i mungoi fati në këtë ndeshje. Ai goditi dy herë shtyllën, por nuk ia doli të shënoj gol. Berisha është në pritje të golit të parë në Bundesligë.
Mesfushori ofanziv është i huazuar te Fortuna nga Lazio e Serie A.
Te Paderborni në pjesën e parë luajti Klaus Gjasula.
Fortuna është e 16-ta me 23 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në barazh. Ndërkohë Paderborni renditet i fundit me 17 pikë.
Sipas “bundesliga.com”, Berisha ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Berisha ishte afër që të vendos ndeshjen në favor të Fortunas. Ai pati numrin më të madh të goditjeve prej të gjithë lojtarëve dhe goditi shtyllën dy herë. Po ashtu ka bërë më së shumti pasime vendimtare”.