Donald Trump pritet të reduktojë forndet ameriakne për Organizatën Botërore të Shëndetësisë me 90%, për të kontribuar të njëjtën shumë me Kinën.
Në një letër zyrtare të zbuluar nga mediat, presidenti tha se kontributi i përvitshëm i SHBA për agjencinë e shëndetit të OKB do të jetë vetëm $40 milionë.
Më parë SHBA jepte rreth $400 milionë në vit për OBSH, shumë më tepër se çdo vend tjetër, shifer kjo e kritikuar shpesh nga Trump.
Ai ka akuzuar organizatën se mbron Kinën, edhe pse kjo e fundit sipas tij ka fshehur shifrat e vërteta të koronavirusit në vend, duke bërë që vende të tjera mos merrnin masat e duhura.
Letra e Trump u publikua nga rrjeti Fox News dhe thoshte se presidenti “pranon të paguajë deri aq sa paguan Kina”.
Aty thuhet më tej: “Megjithë mangësitë e saj, unë besoj se OBSH ka një potencial të madh dhe dua që agjencia ta arrijë këtë potencial, veçanërisht në lidhje me krizën e re globale. Prandaj kam vendosur që SHBA do të vazhdojnë partneritetin, por Kina ka një borxh të madh me botën dhe duhet të paguajë pjesën e saj të plotë në OBSH. Nëse Kina rrit kontributet e saj në OBSH, ne do të përpiqemi t’i përshtatemi atyre”.
OBSH ka mohuar se mban anën e Kinës dhe sekretari i saj Dr Michael Ryan ka vlerësuar ‘transparencën’ e vendit në lidhje me epideminë.
Por zyrtarët e disa vendeve kanë thënë se ajo ka raportuar numra më të vegjël se ato reale të infektimeve.
Javën e shkuar revista gjermane Der Spiegel pretendonte se kreu i OBSH, Dr Tedros Adhanom ishte kontaktuar nga presidenti kinez Xi Jinping, i cili i kishte kërkuar të mos publikonte çdo informacion mbi kalimin e koronavirusit nga njeriu te njeriu.