Ndërsa vendet në të gjithë Evropën po fillojnë të lehtësojnë kufizimet e izolimit, autoritetet në Greqi po rihapin më shumë se 500 plazhe të vendit.Kryeministri Kyriakos Mitsotakis thotë se dëshiron që sezoni i turizmit në Greqi të fillojë në korrik.
Tani për tani, frekuentuesve të plazheve po u kërkohet të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror në plazh. Jo më shumë se 40 njerëz lejohen për 1.000 metër katror sipërfaqe.
Rregullat e qeverisë gjithashtu kërkojnë që rojet e plazhit të mbajnë shtyllat e ombrellës së tyre katër metra larg dhe tendat jo më afër se një metër.
Në plazhin Vouliagmeni në Athinë, traineri i notit Vassilis Demetis tha se ishte i sigurt se njerëzit po respektonin kufizimet.
“Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që duket sikur po përjetojmë një verë afër normales në Greqi,” tha ai. “Është mjaft e mbushur me njerëz, por besoj se ata [njerëzit që po shkojnë në plazhe] janë të vetëdijshëm për situatën dhe janë të kujdesshëm.”