Mbi 1.8 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani ndaj koronavirusit kanë arritur të fitojnë betejën 1.802.271 persona

Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën prej 1.8 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani ndaj koronavirusit kanë arritur të fitojnë betejën 1.802.271 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (336.964), Spanja (192.253), Gjermania (152.600), Italia (122.810), Turqia (108.137), Irani (93.147), Brazili (84.970), Kina (78.219), Rusia (63.136) dhe Franca (61.066).

COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 311.400 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.696.927.

Share This Article