Ambasadori kinez në Izrael gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtypi izraelit shkroi se në hetimin paraprak të policisë nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës në trupin e Wei dhe se gjetjet e para janë se ambasadori ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër

Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei (57) është gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Herzilya, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Ministria e Jashtme e Izraelit ka konfirmuar vdekjen e ambasadorit Du Wei, por nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. 

Ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me vdekjen e ambasadorit kinez.

Shtypi izraelit shkroi se në hetimin paraprak të policisë nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës në trupin e Wei dhe se gjetjet e para janë se ambasadori ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Du Wei u emërua ambasador në Izrael në muajin shkurt.

Share This Article