Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një njoftimit në Twitter, Lajçak ka thënë se temë e bisedës telefonike me Kurtin, ndër të tjera ka qenë edhe dialogu me Serbinë dhe nevoja për liberalizim të vizave.
Tutje ai ka thënë se kanë biseduar edhe për situatën politike në Kosovë dhe progresin e bërë në luftën kundër koronavirusit.
“Bisedë telefonike me Kurtin. Temat kryesore: Përparimi i bërë në parandalimin e përhapjes së Covid-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektiven e vërtetë evropiane dhe nevoja për liberalizim të vizave”, ka shkruar ai.Miroslav Lajčák✔@MiroslavLajcak
Very good call with acting-PM @albinkurti. Topics discussed:
progress made on containing spread of #COVID19
current political situation & possible developments
expectations for resumption of Dialogue with real European perspective
need for visa liberalization40Twitter Ads info and privacy15 people are talking about this