Ministria e Shëndetësisë informoc se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës së sotme janë regjistruar 50 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 16 nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 6 nga Prilepi, 15 nga Tetova, dhe nga një prej Velesi, Kriva Pallanke dhe Vallandovës.
Në spitalin “8 shtatori” në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi, i cili ishte pranuar në spital me 7 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 77 vjeçar nga Tetova i cili është shtruar në spital me 14 maj.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 533 testime prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas qyteteve, 8 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 3 në Tetovë, 1 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Sveti Nikollë dhe 1 në Gostivar.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me COvid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.839 prej të cilëve 1.351 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 106 kurse aktualisht aktiv janë 382 raste.