Kosnett i kërkon Haradinajt që 50 për qind e kabinetit të jenë gra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), ka organizuar ngjarjen vjetore “Java e Grave”, ku u diskutua për integritetin e proceseve politike në nivelin lokal.

Me këtë rast, u theksua se Kosova ka mangësi në angazhimin e grave në proceset vendimmarrëse dhe duhet angazhim më i madh që kjo të funksionalizohet.

Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett u shpreh se fuqizimi i grave nuk është vetëm punë e grave, por është përgjegjësi e të gjithëve. Duke folur për rolin e grave në shoqërinë kosovare, diplomati amerikan tha se rreth 50 për qind e popullatës në Kosovë po pengohen në shoqëri duke mos qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

“Kur njerëzit e dëgjojnë fjalën integritet, mendojnë ndershmërinë, por ekziston dhe një fjalë tjetër që ka të bëjë me bashkimin, paanshmërinë, plotësinë. E Kosova nuk është e plotë, 50 për qind e popullatës së saj pengohet në shoqëri. Kur gratë janë pjesë e procesit vendimmarrës, rritë produktivitetin e një vendi. Kur gratë shërbejnë në qeveri, ato janë më pak të korruptuara. Gratë në Kosovë po bëjnë gjëra të mëdha”, tha ai.

Ambasadori Kosnett i kërkoi kryeministrit Haradinaj, që rreth 50 përqind të kabinetit të tij të jenë gra.

Share This Article