ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 2 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 2 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 2 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Në vitin 2018 Shqipërinë e vizituan 5.93 milionë qytetarë të huaj

albnews by albnews
26 March, 2019
in Albania
0
“Stylenest”: Shqipëria mes tre destinacioneve të reja për verën 2019
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërsa 2018-a mund të konsiderohet si viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, ku të huajt “zbuluan” vendin e shqiponjave, vetë shqiptarët kanë preferuar që t’i shpenzojnë jashtë paratë e tyre.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në 2018-n arritën në 1.42 miliard euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.

RelatedPosts

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Durrësit sqaron ngjarjen 

Në të kundërt, të huajt kanë sjellë më shumë para në Shqipëri në udhëtimet e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vinë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Bilanci neto mbetet pozitiv për Shqipërinë, me 430 milionë euro, që është diferenca mes parave që sollën turistët dhe atyre që shqiptarët shpenzuan jashtë.

Por, teksa shpenzimet e shqiptarëve jashtë u rritën me ritme më të larta sesa hyrja e të ardhurave nga të huajt, bilanci neto u përkeqësua me 3.4% në raport me vitin e mëparshëm. Kjo është hera e parë në 5 vitet e fundit, që bilanci i udhëtimeve përkeqësohet, teksa që pas vitit 2013, ai kishte shënuar një përmirësim të ndjeshëm.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, Shqipërinë e vizituan në 2018-n një numër rekord prej 5.93 milionë të huaj, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për transit.

Më shumë se një e treta e turistëve që erdhën në Shqipëri në 2018-n ishin nga Kosova, me 35% të totalit. Më pas renditen maqedonasit me 11.4%, grekët (9.3%), italianët (7.3%), malazezët (6%).

Gjatë vitit të kaluar u shënuar një rritje e ndjeshme e turistëve nga Polonia me 35%, por që gjithsesi përbënin vetëm 2.5% të totalit të të huajve që vizituan vendin tonë.

Edhe në kahun tjetër, atë të daljes së shqiptarëve nga vendi, shifrat kanë shënuar rekord në 2018-n. Në total u shënuan 5.4 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 4.4% në raport me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2010, shqiptarët kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza në Europë, por sidomos që prej 2013-s shihet se daljet jashtë vendit kanë qenë më të shpeshta, periudhë që përkon dhe me rritjen e kërkesave për azil në BE, që kulmuan në 2016-n, me rreth 69 mijë kërkesa, ndërsa gjatë periudhës 2011-2018, kërkesat për azil në total ishin rreth 190 mijë./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result