Kryetari i PD, Lulzim Basha tha në një intervistë për emisionin “Tempora” se vota e emigrantëve është një pika e panegociueshme e Partisë Demokratike.
Sipas tij reforma zgjedhore u hodh në erë bashkë me Teatrin Kombëtar
Lulzim Basha:
PD qëndron për garantimin e votës së emigrantëve. Ne besojmë se emigrantët duhet të kenë të drejtën e tyre për të votuar në një proces normal të reformës zgjedhore që është hedhur në erë bashkë me Teatrin Kombëtar. Kjo për mua ishte një nga pikat e panegociueshme, garantimi i votës së emigrantëve.
Ne do bëjmë gjithçka brenda mundësive për ti garantuar shqiptarëve lirinë e votës. Atë që kemi mundësi ne do ta bëjmë. Por ka edhe një palë tjetër që mendon se ka edhe gurin dhe arrën. Ata kanë në dorë ti hapin procesit politik rrugë, i cili do ti mundësojë shqiptarëve votë të lirë, ose përndryshe opozita bashkë me shqiptarët do të bëjnë atë që bën çdo komb i civilizuar kur i merret e drejta e votës. Se çfarë do të ndodhë nuk e them dot, por sot që flasim ajo tryezë u hodh në erë bashkë me Teatrin Kombëtar.