Kosovë, 191 raste aktive me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka rënë në 191 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Prej tyre, sipas njoftimeve, në Klinikën Infektive të QKUK të martën kanë qenë duke u trajtuar 7 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga këta 7 pacientë 4 kanë qenë në gjendje stabile ndërkohë që 3 raste kanë qenë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

2 prej këtyre tri rasteve sipas raportit të Klinikës kanë qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.

Ndërkohë, të martën, listës së personave të infektuar me koronavirus i është shtuar edhe një rast. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga testimi i 211 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, pozitiv në COVID-19 ka rezultuar vetëm një person nga komuna e Rahovecit. Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 989. Ndërkohë që është njoftuar edhe për 15 të shëruar, duke quar në 769 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Share This Article