Britania regjistron rritje të papunësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papunësia në tremujorin e parë të këtij viti në Britaninë e Madhe u rrit në 3,9%.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare të Britanisë (ONS), papunësia në çerekun e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur me 0,1% duke arritur në 3,9%.

Gjithsej të papunët në vend arritën në 1 milion e 350 mijë me një rritje prej 50 000 personash.

Ekspertët janë të mendimit se papunësia në vend në periudhën e ardhshme do të shënojë një rritje të shpejtë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) duke arritur në nivelin e 10% të viteve ’90 të shekullit të kaluar.

“Britania ka të ngjarë të përballet me recesion serioz këtë vit”, tha ministri britanik i Financave, Rishi Sunak.

Ekonomia britanike u tkurr 2% gjatë T1 2020.

Banka Qendrore e Britanisë (BOE) më parë kishte theksuar se COVID-19 pritet të shkaktojë një tkurrje prej 25% në ekonominë e vendit në tremujorin e dytë të vitit.

Share This Article