Pas aktorëve profesionistë kanë protestuar edhe të rinjtë e teatrit Migjeni në Shkodër, sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar.
Përfaqësuesit e estradës së të rinjve, në teatrin shkodran kanë shprehur solidaritet me Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit.
Duhet thënë se kjo protestë ka nisur nga vetë ata, të cilët dënojnë shembjen e teatrit.
“Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, shkruhet në një nga pankartat.