Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë.
“Kjo temë është konsumuar, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në qeveri. Por një gjë qëndron: taksa i ka lënduar raportet me partnerët tanë. Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019-ës të ketë një marrëveshje finale me Serbinë”, ka thënë ai në televizionin publik.
Sipas tij, taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak.
Hoxhaj gjithashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit, ku tha se qëndrimi i partisë nga vjen ai, PDK-ja, është që të mbyllen lojërat e fatit.