Pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim shumë të madh në të gjitha fushat e jetës, duke thelluar më shumë krizën dhe varfërinë në të gjithë globin.
Në Kalkuta, Indi, kisha Misionarët e Bamirësisë, e themeluar nga Nënë Tereza shpërndanë ndihma ushqimore për më shumë se 40 mijë familje, transmeton oranews raportimet.
Ndihmat u ndanë në pjesën më të madhe të qytetit sidomos në pjesën më të varfër të saj në Howrah.
Edhe policia lokale u erdhi në ndihmë për të mundësuar një shpërndarje sa më të shpejtë.
Izolimi i vendit si masë parandaluese e COVID-19 u kushtoi vendin e punës mijëra personave ku shumë prej tyre mbetën edhe pa shtëpi.
Shumë qytetarë janë imigrantë të cilët mbetën të bllokuar. Që prej fillimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Misionarët e Bamirësisë u kanë ardhur në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje shumë familjeve në nevojë.