Deputeti Lefter Maliqi i bëri thirrje qeverisë të heqë gjendjen fantazmë të fatkeqësisë natyrore.
Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi tha se nuk ka më kuptim që kjo gjendje të mbahet duke ju referuar jo vetëm hapjes së ekonomisë por edhe episodet e ditëve të fundit me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Duke dënuar aktin e qeverisë për shembjen e teatrit, deputeti opozitar tha se ka ardhur koha që edhe ky parlament të mbyllë siparin e tij dhe të të vijë një parlament i ri nga votat e qytetarëve.
Daklarata e Maliqit:
Zoti Gjoni nuk ke pse mërzitesh që qesh një pjesë e mazhorancës se u janë errur sytë nga pasuria e madhe, babaëzia për pushtet dhe dhuna ndaj qytetarëve. Por meqë filloi me teatër, me aktrim, meqenëse kjo qeveri ka votuar me votat tona në parlament zgjatjen e afatit për fatkeqësisë fantazëm natyrore deri me 23 qershor dhe shfrytëzuan këtë fatkeqësi në mënyrë të pabesë për të shkatërruar Teatrin Kombëtar për të arrestuar me veprime banditeske artistët, shoqërinë civile. Zoti Kryetar boll u bëmë qesharak me maska, mbledhje online, kështu si funksion parlamenti ta heqim këtë fatkeqësi fantazmë.
Unë që jam këtu kam takuar qindra qytetarë me dorë, ju me ato aktet tuaja të kufizimeve i keni parë turma-turma njerëzit. Policët, 2 mijë ngjitur trupat njëri me tjetrin duke u takuar, përqafuar dhe dhunuar qytetarët e keni parë se nuk i ka gjetur gjë nga kjo. Ju e shembët atë teatër por të jeni të bindur që kjo valë, kjo përmbuzje do të jetë aq e madhe sa këtë parlament teatër të pështirë dhe jo atë teatër historik, i ka ardhur koha të shembet dhe të ndërtohet një parlament tjetër me votën e popullit. Kjo ditë do të vijë së shpejti.