Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në konferencën e sotme për shtyp theksoi se qëndrimi i subjektit politik që përfaqëson ai është i lidhur me procedurat dhe se PDSH mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Qëndrimi jonë është se prej ditës kur ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme aty ku kemi ngelur dhe 22 ditët e ardhshme, pra pas 22 ditësh të kemi zgjedhje. Ne jemi të lidhur me procedurat, dhe duhet ti respektojmë këto procedura për shkak se bëhet një kaos shumë i madh. Ashti si përherë Ali Ahmeti që shtiret se është për çështje të konsensusit është vetëm shtirje se ai asnjëherë s`ka tregu gatishmëri për ndarje të pushtetit por vetëm për sundim dhe pasje të pushtetit. Ky është një manipulim i radhës i vetë Ali Ahmetit sepse, opinioni e sheh në publik qëndrimin e Ali Ahmetit që s`jep datë, ndërsa brenda në takime të liderëve dhe drejtuesve institucional, po ua përkujtoj, Talati e kundërshtoi ri mbledhjen e parlamentit, dhe ri mbledhja e parlamentit nëse nuk bëhet, detyrimisht shkohet në zgjedhje pas 22 ditëve. Ahmeti sillet kinse e do konsensusin ndërsa Talati ka qëndrim që atë ditë që presidenti ta largojë gjendjen e jashtëzakonshme ai atë ditë ka forcën e Ligjit që ta dekretojë datën”, pohoi Menduh Thaçi, PDSH./Alsat/