Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dënoi sërish aktin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në një reagim për mediat pasi kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit e akuzoi atë dhe Bashën se janë vënë në mbrojtje të teatrit për të pastruar korrupsionin, Kryemadhi e paralajmëroi shefin e qeverisë se rrënojat e asaj godine janë rrënojat e shtetit shqiptar.
Kryemadhi:
Nga aktrimi i aktorit të dështuar nga kryeministri Edi Rama. Si gjithmonë një aktrim mediokër në panik dhe një aktrim joprofesional. Hapja e krahëve të tij si një shqiponjë por në fakt ishte një laraskë e zezë që vajtonte për rrënojat e teatrit. Nuk tregonte gjë tjetër veçse frikën që ka nga qytetarët e tij. Tregon haliçunacionet e tij. Këto makthe do ta ndjekin pafund dhe nuk ka kthim pas. Rrënojat e teatrit nuk janë aq të mëdha, por janë rrënojat e sistemit të drejtësisë, të shtetit. Janë këto rrënoja që ai shkatërroi prej vitesh dhe vijon ti rrënojë ditë pas dite. Kërkon të shlyejë defiçensat e tij të fëmijërisë por nuk shlyen dot dëmin që i ka bërë brezave të ardhshëm. Flet për teatrot e rinj me vlerë 30 milion eruo.
T’ja japë qytetarëve të tij që po vdesin për të ngrënë. Ky që i thotë artistëve dhe regjisorëve, ëndërroi të luante një herë në atë skenë. Ka dashur ta shkatërrojë gjithmonë. Për ta bërë të qartë dhe për t’i thënë kujtdo që mbështet atë, nuk do të ndalet njeri dhe nuk do të rri njeri pa shpaguar atë që u kanë bërë qytetarëve. Kulmi i shkatërrimit dhe i rrënojave të shtetit shqiptar arriti me teatrin dhe kulturën. Brezi nuk di aq shumë për teatrin sepse e rrënoi sistemin arsimor dhe kurrikulat e nxënësve shqiptarë nuk kanë asgjë për identitetin shqiptar. I është servirur shoqërisë tonë si modern por nuk ishte veçse një shkatërrues i të ardhmes së qytetarëve shqiptarë. Unë nuk e çliroj dot Edi Ramën nga zhinxhirët e krimit. Unë e di që ti je peng dhe ke shitur Shqipërinë për arsyet e tua.