Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve destabilizon rajonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë gazetarit Thomas Roser e që është publikuar në gazetat “Die Presse”, “Stuttgarter Zeitung” dhe “Tageblatt”, ka theksuar edhe njëherë se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit.

“Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndet zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

Share This Article