Një aeroplan me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistanit, thanë zyrtarët e aviacionit.
“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.
Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.
Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë banimi në Karaçi, raporton BBC.
Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara.
Rrëzimi i aeroplanit ndodhë vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.