Deputetët e BE-së miratuan sot ndalimin e produkteve plastike njëpërdorimshe, që përbën një problem në rritje për oqeanet.
“Evropa tani ka një model legjislativ për të mbrojtur dhe ta promovuar në nivel ndërkombëtar, duke pasur parasysh natyrën globale të kësaj çështje në lidhje me ndotjen që shkakton plastika në det”, tha deputeti i grupit ALDE, Frederique Ries nga Belgjika.
“Kjo është thelbësore për planetin”, theksoi ai.
Në praktikë, kjo rregullore do të prekë produktet plastike si thika, pirunj, mbajtëse ushqimi dhe produkte tjera të ngjashme./ATSH/