Kina për herë të parë pa raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus më 22 maj, hera e parë që nga fillimi i pandemisë në qytetin Wuhan vitin e kaluar, raporton Al Jazeera.

Sidoqoftë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) tha se ekzistonin dy raste të dyshuara, një i importuar në Shangai, dhe një tjetër rast i transmetimit lokal ne provincën veri jugore Jilin.

Rastet e reja asimptomatike kanë pësuar rënie nga 35 në 28 për një ditë, ka thënë NHC, transmeton KOHA.

Në Kinë, deri tash janë raportuar 4,638 vdekje dhe 84,081 të infektuar, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Share This Article