Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që për këtë Fitër Bajram të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Ai deklaroi se për të kontaktuar me të afërmit të përdoren metodat elektronike.
“Udhëzimet që sot na dalin nga ekspertët për parandalimin e Covid-19 përputhen me mësimet fetare, në të cilat thuhet se aty ku ka pandemi nuk duhet të futet, por edhe ata që janë në ato vende të pandemisë të mos dalin nga aty për qarkullim”.
“Ne jemi duke i dëgjuar udhëzimet e ekspertëve të IKSHPK-së, MSH-së dhe organeve shtetërore që japin mësimet dhe porosit e tyre që ne të mos grumbullohemi dhe të mos kemi takime të afërta me njëri-tjetrin”.
“Për këtë Fitër Bajram të mos kemi vizita familjare, të përdoren metodat elektronike për të komunikuar, t’i shfrytëzojmë ato në këtë festë”, ka thënë Simnica.